Bora ka mbuluar së fundmi disa zona të Ukrainës së paku në pjesët ku po luftojnë ushtarët ukrainas në mbrojtje të vendit të tyre.
Video të shumta janë publikuar në rrjetet sociale nga ku shihen kushtet me të cilat po përballen forcat ukrainase në vijën e frontit, transmeton Telegrafi.
Ata kanë publikuar gjithashtu edhe pamje të llogoreve të tyre.
Станом на сьогодні на Бахмутському напрямку весна існує лише у календарному вигляді.
Ось в таких умовах останні дні доводиться воювати на передовійhttps://t.co/7afzWKQabH pic.twitter.com/7QqBLWbXGB— Оперативний ЗСУ (@operativno_ZSU) March 31, 2023
Disa prej pamjeve supozohet të jenë xhiruar në qytetin Bakhmut ku po vazhdojnë luftimet intensive.
“Nga sot, në drejtimin Bakhmut, pranvera ekziston vetëm në formë kalendarike. Këto janë kushtet në të cilat duhet të luftojmë ditët e fundit në vijën e parë”, thuhet në mbishkrimin e një videoje.
Një tjetër video gjithashtu tregon një ushtar ukrainas që ecë nëpër borë dhe mban në dorë RPG-n e tij.
Anton Gerashchenko, këshilltar i një ministrie ukrainase i cili shpërndau videon, citoi luftëtarin duke thënë se videoja ishte xhiruar më 29 mars. /Telegrafi/
Springtime in Ukraine!
The Warrior on the video says it was filmed on 29 March. pic.twitter.com/hKRNBdVjI0
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) April 1, 2023