LAJMI I FUNDIT:

Bonucci: Gattuso na ndryshoi, kemi rrugë të madhe para

Bonucci: Gattuso na ndryshoi, kemi rrugë të madhe para
Leonardo Bonucci duke festuar fitoren ndaj Sampdorias në Giuseppe Meazza (Getty Images)

Pas fitores ndaj Sampdorias me rezultat 1-0, Leonardo Bonucci e falënderoi Gennaro Gattuson se ka arritur të transformojë Milanin.

Kuqezinjtë janë të pamposhtur në 10 ndeshje, duke fituar kështu shtatë dhe kualifikuar për gjysmëfinale të Kupës së Italisë, po ashtu kanë fituar ndeshjen e aprë ndaj Ludogoretsit me rezultat 3-0 në Ligën e Evropës.

Gennaro Gattuso dhe Leonardo Bonucci në fund të ndeshjes ndaj Fiorentinas (Getty Images)

“Që kur ka ardhur Gattuso ne kemi ndryshuar krejtësisht”, ka thënë Bonucci për Mediaset Premium.


“Një skuadër është formuar, jemi në formë më të mirë dhe është e gjitha meritë e tij. Kemi bërë një hap të madh para dhe duhet të vazhdojmë kështu”.

“Gattuso na ka dhënë mentalitet, një nivel më të mirë fitnesi dhe çdo gjë që tjetër që na ka munguar. Ne nuk ishim skuadër para se të vinte ai, kemi vuajtur edhe në aspektin psikologjik. Kemi punuar që të funksionojmë si një njësi”.

Gennaro Gattuso duke festuar fitoren ndaj Interit me Leonardo Bonucci (Getty Images)

Vincenzo Montella u shkarkua në nëntor dhe Gattuso erdhi nga Primavera (skuadra e të rinjve) dhe kjo i ndihmoi shumë Bonuccit edhe në aspektin individual.

“Mora një pjesë të përgjegjësisë në supet e mia dhe gjeta prapë vetën. Gattuso më ndihmoi në atë aspekt”.

“Në fillim e kisha gabim dhe isha i fokusuar në shumë gjëra rreth meje dhe mendoja se unë duhet të shpëtoja skuadrën. Por, kuptova se është diçka ekipore dhe duhet të punonim të bashkuar, kemi rrugë të madhe para”, ka shtuar Bonucci. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori