LAJMI I FUNDIT:

Bono në stacionin e metrosë në Kiev: Ukraina po lufton për të gjithë ne

Bono në stacionin e metrosë në Kiev: Ukraina po lufton për të gjithë ne
(Fotomontazh: Screenshot/Twitter/Reuters/EPA)

Frontmeni Bono dhe kitaristi The Edge nga rok grupi irlandez, “U2”, i kanë lavdëruar ukrainasit për luftën për lirinë e tyre, gjatë një koncerti 40 minutësh të paparalajmëruar në një stacion metroje në Kiev gjatë ditës së sotme (e diel, 8 maj).

“Populli i Ukrainës nuk po lufton vetëm për lirinë e vet, ju po luftoni për të gjithë ne që e duam lirinë”, është shprehur këngëtari para një turme të vogël të mbledhur brenda stacionit të metrosë, transmetojnë mediat ukrainase dhe irlandeze.

Ai njëherësh i thuri lavde presidentit Volodymyr Zelensky duke thënë se “aktualisht ai po e udhëheq botën në kauzën e lirisë.


Derisa interpretuan hitet e mëdha të grupit, ata performuan edhe këngë të popullarizuara klasike, si “Stand By Me” duke e ndryshuar tekstin “qëndroni pranë Ukrainës”.

Të ftuar nga Zelensky, anëtarët e “U2” performojnë në Kiev
Lexo po ashtu Të ftuar nga Zelensky, anëtarët e “U2” performojnë në Kiev

Presidenti ukrainas e kishte ftuar “U2” të performonte në Kiev për të treguar solidaritetin me popullin ukrainas, ashtu që ata vendosën ta bënin këtë gjë.

https://youtu.be/rFfL0MeoegI

Derisa sa interpretonte, Bono vazhdimisht i ndryshonte tekstet e këngëve për t’iu përshtatur luftës për liri që bëjnë ukrainasit ndaj Rusisë.

“Këtë mbrëmje, 8 maj, të shtënat do të kumbojnë në qiellin e Ukrainës, por në fund ju do të jeni të lirë. Ata mund t’jua marrin jetën, por kurrë nuk mund ta marrin krenarinë tuaj”, ka thënë frontmeni gjatë interpretimit të këngës “Pride (In The Name Of Love)”.

Kënga iu referohet konflikteve të të kaluarës në Irlandë dhe dekadave të konfliktit në Britaninë e Madhe lidhur me Irlandën e Veriut.

“Lutemi që shumë shpejtë ta shijoni paqen”, shtoi 61-vjeçari Bono. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Magazina
Kalo në kategori