LAJMI I FUNDIT:

Presidenti brazilian, Bolsonaro fyen një gazetare gjatë debatit: Ti shkon në shtrat duke menduar për mua

Presidenti brazilian, Bolsonaro fyen një gazetare gjatë debatit: Ti shkon në shtrat duke menduar për mua

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro dhe rivali kryesor zgjedhor, Luiz Inacio Lula da Silva shkëmbyen ofendime gjatë një debati zgjedhor të dielën.

Në fakt, Bolsonaro nisi një sulm personal ndaj një gazetari që vuri në dyshim përgjegjësinë e tij për pandeminë e coronavirusit.

“Unë mendoj se ju kur shkoni në shtrat për të fjetur, mendoni për mua. Ti ke rënë në dashuri me mua”, i tha Bolsonaro, Vera Magalhaes pasi ajo e pyeti atë për shkallën e vaksinimit të coronavirusit në Brazil. “Ju jeni një turp për gazetarinë në Brazil”, shtoi ai, raporton cnn.


Magalhaes më vonë tha se qëndrimi i Bolsonaro ishte “absolutisht jashtë kontrollit, i panevojshëm dhe i dëmshëm për veten e tij”. Ajo theksoi se Bolsonaro nuk i pëlqen kur gratë e pyesin atë.

Bolsonaro dhe ish-presidenti brazilian, Lula da Silva, së bashku me katër kandidatë të tjerë, morën pjesë në një debat përpara zgjedhjeve presidenciale në muajin tetor. Debati u fokusua në një sërë çështjesh rreth ekonomisë, ndryshimeve klimatike, coronavirusit dhe u shoqërua me sulme personale.

Bolsonaro ka pohuar se ekonomia e Brazilit ka lulëzuar gjatë administratës së tij, pavarësisht papunësisë rekord. Lula da Silva ka mohuar akuzat për korrupsion dhe ka deklaruar se është i pafajshëm.

Lula u dënua për korrupsion në vitin 2017 dhe iu dorëzua autoriteteve federale në prill të vitit 2018 për të filluar vuajtjen e dënimit me 12 vjet burg. Në vitin 2021, Gjykata e Lartë e rrëzoi vendimin, duke e lejuar atë të kandidojë për president. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
Kalo në kategori