Boksieri me origjinë shqiptare Benjamin Gavazi, sfidon Ben Whittaker: Jam gati të trondis botën e boksit

Ben Whittaker do të përballet me Benjamin Gavazi muajin e ardhshëm për titullin vakant të WBC Silver në kategorinë Light-Heavyweight.
Në ndeshjen e tij të parë pasi nënshkroi me Matchroom Boxing të Eddie Hearn, Whittaker do të takohet me Gavazin më 29 nëntor.
Në ndeshjen e fundit, Whittaker mori hakmarrjen ndaj rivalit të tij të ashpër, Liam Cameron. Tani, medalisti i argjendtë olimpik i 2020-ës po përgatitet për sfidën me Gavazin.
Boksieri me origjinë shqiptare humbi debutimin e tij në 2018, por që atëherë ka arritur një seri fitoresh prej 19 ndeshjesh radhazi.

Whittaker është favorit i madh për të fituar, por dëshiron të japë një mesazh të fortë dhe të shmangë çdo gabim ndërsa përgatitet për një vit 2026 shumë të ngarkuar.
“Gavazi do të jetë një kundërshtar i fortë. Ai vjen për të fituar, por kjo është ajo që ne duam. Kur vijnë për të fituar, janë më të lehtë për t’u mundur”.
THE FIRST FACE OFF 👀
Ben Whittaker vs Benjamin Gavazi
WBC Silver Light Heavyweight Title up for grabs 🔰
Nov 29 | @DAZNBoxing | #WhittakerGavazi pic.twitter.com/9HIHq1mwxj
— Matchroom Boxing (@MatchroomBoxing) October 17, 2025
“Ai është ambicioz, por unë do t’i jap fund shpejt dhe në mënyrë të pastër. Do ta pres dhe copëtoj, do ta kthej në një doner gjerman”, ka thënë Whittaker.
“Dua të shfrytëzoj këtë shans dhe të fitoj këtë ndeshje. Në ndeshjen e fundit nuk isha favorit dhe askush nuk besonte tek unë, tani po ndodh e njëjta dhe jam gati të trondis botën e boksit për të treguar se çfarë lloj boksieri jam”.
“Nuk mendoj shumë për mundësitë e ardhshme, jam i fokusuar në këtë ndeshje. E di që kur të fitoj, jeta ime do të ndryshojë, por tani jam i përqendruar te 29 nëntori”, ka thënë Gavazi./Telegrafi/



















































