Ish-kryetari i Komisionit të Posaçëm i Reformës për Drejtësi në Shqipëri, Fatmir Xhafaj nuk e quan rastësi faktin që në momentin e zbatimit të Vettingut, opozita ndërmerr një protestë të shoqëruar me mungesë në punimet e Kuvendit dhe komisionet parlamentare.
“Shpesh më duket si një gjë e përllogaritur, e qëllimshme dhe duhet të mbajmë fort në kujtesë që të gjitha pengesat që i kanë ardhur reformës në drejtësi kanë patur për autore Partinë Demokratike. Ka disa gjëra që të bëjnë të shkosh në përfundimin se kjo është e qëllimshme. Nuk më duket rastësore që sapo nis Vettingu, sapo janë bërë veprimet e para drejt përzgjedhjes së kandidatëve dhe më pas konstituimit të komisioneve, kemi një protestë të opozitës, e cila nuk është thjeshtë për keqqeverisjen e vendit, por e shoqëruar me bojkot parlamentar, që në thelb do të thotë bojkot kundër aktit më të rëndësishëm parlamentar të këtij sesioni ngritjen komisioneve për Vettingun”, tha ai.
Për të ilustruar këtë, kreu i Komisionit të Ligjeve solli një tjetër shembull, sipas tij.
“Para disa javësh, opozita vendosi të mos marrë pjesë në komisionet parlamentare, me përjashtim komisionet hetimore, komisionet hetimore për CEZ sepse kishte interesa politike në këto komisione”, deklaroi ai.
Xhafaj pranoi se me situatën e re, Vettingu është futur në pikëpyetje, por jo pa zgjidhje.
“Procesi është shumë në pikëpyetje. Do të jetë shumë e vështirë për ta shtyrë përpara procesin pa praninë e opozitës në Komision, por kjo mbetet për t’u parë se cilat mund të jenë zgjidhjet e mundshme”, u shpreh ai.
Xhafaj hodhi një paralele mes protestës së ngjashme të Partisë Socialiste kur ishte në opozitë dhe opozitës së sotme.
“Kjo është një protestë për interesat e tyre politike, për pushtetin. Ne protestuam pasi ishin zhvilluar zgjedhjet dhe në 2013 ne shkuam në zgjedhje, por ndërkohë akuzonim qeverinë e Berishës për vrasjen e 4 protestuesve, por u përballëm me të në zgjedhje dhe fituam. Këtë gjë duhet të bëjë edhe kjo opozitë”, deklaroi ai.
Ish-kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi komentoi edhe ftesën e Agron Dukës drejtuar Ilir Metës që të bëhej pjesë e vullnetit politik për një qeveri teknike për të zhvilluar zgjedhjet.
“Kjo cënon edhe më shumë besueshmërinë e asaj proteste. Tregon që ata nuk kanë besim tek rezultati i zgjedhjeve. Nuk kanë besim tek vetja e tyre”, tha ai, raporton TCH.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova