LAJMI I FUNDIT:

Bojken Lako thotë se dashuria e ka ndryshuar

Bojken Lako thotë se dashuria e ka ndryshuar
Bojken Lako (Foto: Instagram/bojkenlako)

Bojken Lako ka treguar se ka hequr dorë nga veset e tij për shkak të dashurisë me këngëtaren Semi Jaupaj.

Kantautori ishte i pranishëm në “E Diell” në Top Channel për të folur për videoklipin e tij më të fundit “Dance on the weekend”, ndikimin e tij në muzikën moderne shqiptare, kujtimet nga babai si dhe për të ndarë me teleshikuesit disa detaje nga jeta personale.

Të gjitha lajmet nga Bojken Lako
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bojken Lako

I pyetur se cila ka qenë çmenduria më e madhe që ka bërë për hir të dashurisë, ai ka pohuar: “Kam hequr dorë nga veset për hir të saj” duke iu referuar kështu lidhjes së tij disavjeçare me partneren e tij.


https://www.instagram.com/p/BtbTCEFHzqO/

Lako tregohet gjithnjë shumë hermetik për jetën e tij private, por ka pranuar publikisht se kjo ndjenjë e ka ndryshuar atë.

“Dashuria më orienton edhe në shpërthime të mëdha si emocionale ashtu dhe artistike. Besoj që është një rrugë e mirë për të gjithë ata që e ndjejnë ndikimin e dashurisë së mirë”, ka shtuar ai.