Concorso d'Eleganza Villa d'Este është bërë një ngjarje ku BMW nxjerrë disa vetura mahnitëse.

Është vendi ku prodhuesi i automjeteve zbuloi konceptin e Serisë 8 në 2017, Concept Touring Coupe në 2023 dhe Skytop në 2024.


BMW do ta ndjekë këtë me një koncept tjetër në ngjarjen e këtij viti; megjithatë, prodhuesi gjerman i automjeteve nuk po na tregon shumë përpara zbulimit të tij, përcjell Telegrafi.

BMW thotë se koncepti do të jetë një "elegant sportiv i vetëm i krijuar për të ofruar kënaqësi motorike për dy."

Bëhet e ditur se marka i bazoi konceptet e saj të mëparshme në modelet e prodhimit dhe pritet që ta bëjë të njëjtën gjë për këtë.

Ndryshe, koncepti misterioz nuk do të jetë debutimi i vetëm i BMW në këtë ngjarje.

Sipas njoftimit për shtyp, BMW M do të presë një premierë botërore për një model të ri me performancë të lartë.

Concorso d'Eleganza Villa d'Este fillon më 23 maj dhe zgjat më 25 maj. /Telegrafi/