LAJMI I FUNDIT:

Blizzident prodhon furçën e jashtëzakonshme të dhëmbëve në 3D

Blizzident prodhon furçën e jashtëzakonshme të dhëmbëve në 3D

Njëra ndër aplikacionet më premtuese të shtypit në 3D është personalizimi i objekteve të përditshme e deri tek shtypi i organeve shumë komplekse, siç janë trupat njerëzore.

Njëri prej rasteve të fundit ku kjo teknologji është realizuar me sukses është edhe furça e dhëmbëve e krijuar nga Blizzident, e cila përfshin dy lloje të teknologjive – skanimin 3D dhe shtypin 3D.

Dhe rezultat i kombinimit të këtyre teknologjive është furça magjike e dhëmbëve e cila ka formën e dhëmbëve tuaj. E tëra që duhet të bëhet është të kafshohet furça, të kafshohet për ta marrë formën e dhëmbëve për më pak se 6 sekonda, dhe dhëmbët tuaj janë të pastër nga të gjitha anët.

Të paktën kështu thonë krijuesit e saj, të cilët produktin e tyre e kanë bazuar në shtypin e kohëve të fundit, atë në 3D.


Pajisja më furçën e Blizzident është mjaft e thjeshtë. Ju duhet të shkoni tek dentisti juaj për ta marrë përshtypjen e dhëmbëve tuaj. Më pas ju e dërgoni formën e dhëmbëve tuaj tek një laborator dentar, dhe rezultatet digjitale i ngarkoni në faqen e
Blizzident. / Telegrafi /