Tifozët ultras të Bolognas e kanë sulmuar mesfushorin Blerim Xhemiali pas stërvitjes.  

La Repubblica shkruan se Xhemaili është ndalur për të ndarë autografe për tifozët në qendrën stërvitore ‘Casteldebole’ pasdite.


Ai derisa po i nënshkruante autografet, disa tifozë u bën agresiv dhe ai kërkoi nga ta që të qetësoheshin.

GettyImages 680095348 Blerim Xhemaili me fansat e Bolognas. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Njëri prej ultrasve thuhet se e ka goditur me një grusht në Xhemailin, i cili arriti të largohej nga rruga.

Bolonja e thirri policinë pas incidentit, por që pasi ata mbërritën, ultrasit kishin ikur tashmë.

GettyImages 927915288 Xhemaili në aksion . (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

Xhemaili është duke kaluar një periudhë të keqe edhe në jetë private ku është ndarë nga gruaja e tij Erjona Sylejmani.

Mesfushori me të kthyer në Bologna ka gjetur vetën mirë në klub, ku ka arritur të shënojë edhe gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app