Kosova votoi dje (e diel) për zgjedhjet parlamentare 2025, një proces që u mbyll në mënyrë demokratike, e pa incidente – ku të gjitha partitë në fund nuk kontestuan rezultatin përfundimtar.
Në mesin e personave që e vlerësuan këtë në mënyrë publike, është edhe gazetari i njohur nga Shqipëria, Blendi Fevziu, i cili nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet sociale të tij, tha se Shqipëria duhet të marri mësim nga Kosova.
“Kosova ka votuar dje në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat ishin të para të rregullta, pra jo të parakohshme që nga koha e luftës. Në fakt, do doja të nënvizoja tre gjëra. Unë nuk kam dashur të përziem në zgjedhjet e Kosovës”.
“E para, Kosova votoi në mënyrë spektakolare, siç ka votuar gjithmonë. Që prej fillimit të votimit të lirë në vitin 2000. Nuk ka kontestime, nuk ka sharje, nuk ka fyerje, nuk ka manipulime, të gjitha palët pranojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe kjo është një pjekuri politike e jashtëzakonshme”.
“E dyta është një leksion po ashtu shumë i fortë për Shqipërinë, që prej 30 vjetësh duket sikur nuk bën zgjedhje dhe zgjedhjet kontestohen. E dyta, në zgjedhjet e Kosovës duhet të themi diçka: u rikthye në normalitetin politik të saj”.
“Pra, kur asnjë parti politike nuk e dominon skenën me 50 për qind, por partitë janë detyruar të bëjnë koalicione. Pra, një lloj anomalie ishin zgjedhjet e vitit 2021, kur një forcë politike në 25 vjet doli e vetme mbi 50 për qind. Ndërsa, tashmë janë kthyer në formulën klasike”.
“Se si do të ndërtohen koalicionet? Kjo është çështje e partive politike dhe s’më takon mua që ta them”.
“Nga ana tjetër duhet thënë një gjë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dalë në pritshmërinë e saj, por as opozita nuk është aty ku priste. Kështu që të dyja palët kanë pësuar një lloj zhgënjimi”.
“Dhe një gjë është e sigurt, janë të detyruar të bashkëpunojnë, se si do të jetë formula e bashkëpunimit, është çështje e tyre, por sikurse thashë: Kosova votoi në mënyrë perfekte dhe Kosova u kthye në normalitetin e saj politik”.
“Do të qeveriset me koalicion që nga ana demokratike është më mirë se një forcë e vetme”, tha Fevziu. /Telegrafi/
Per zgjedhjet ne Kosove dhe rezultatin atje… #blendifevziu #kosova #albania ♬ original sound – blendifevziu Watch on TikTok
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Supremja përfundon shqyrtimin e ankesave, hapet rruga për shpalljen e rezultateve përfundimtare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker