Treguesit e punësimit përgjithësisht u përmirësuan në tremujorin e dytë të vitit, si në drejtim të rritjes së punësimit, edhe të uljes së papunësisë, por për moshat e reja, zhvillimet ishin negative.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në tremujorin e dytë të vitit, numri i të rinjve të punësuar në moshën 15-29 vjeç ishte rreth 12,400 më i ulët se periudha përkatëse e një viti më parë, me rënie 4.6 për qind.
Rritje shënoi edhe treguesi i papunësisë, kur për prill-qershor 2023 ishin 5,733 të rinj të papunë më shumë se në tremujorin e dytë 2022, me një rritje vjetore 8%, raporton Monitor.
Shifrat zyrtare mbi punësimin e të rinjve, veç dobësive në tregun e punës, tregojnë për tranzicionin demografik që po kalojnë, me ritmet e larta të emigracionit dhe rënien e lindjeve.
Statistikat zyrtare tregojnë se në tremujorin e dytë 2023,numri i të punësuarve 15 vjeç e lart ishte 53,454 persona më shumë se para pandemisë (tremujori II- 2019), por për të njëjtën periudhë rezultojnë të punësuar 26,509 të rinj më pak.
Dekadën e fundit, vendi është përfshirë nga një valë emigracioni, sidomos e moshave të reja.
Të dhënat e Eurostat dhe nga Britania e Madhe tregojnë se mbi 16,500 shqiptarë kanë kërkuar azil në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, ku rreth 80% e tyre janë mosha të reja.
Megjithëse tregu i punës vitet e fundit po ofron fleksibilitet, duke rritur ofertën për punë, ata që po përfitojë më shumë janë persona në moshë pensioni ose persona në prag të pensioni.
Vendet e reja të punës kërkojnë pak aftësi dhe për rrjedhojë paga afër minimales dhe nuk janë tërheqëse për të rinjtë.
Për shembull gati 70% e vendeve të reja të punës të ofruara vitet e fundit nga bizneset i përkasin sektorit të industrisë përpunuese kryesisht sektorit fason, sektorë që nuk parapëlqehen më nga moshat e reja.
INSTAT raportoi si të punësuar mbi 67 mijë pensionistë në tremujorin e parë të cilët përbënin 15 për qind të totalit të popullsisë mbi 65 vjeç.
Rritja e papunësisë tek të rinjtë po vjen në një kohë që tregu i punës ka shpallur emergjencën për punonjës në të gjithë sektorët. Kompanitë në të gjithë vendin janë në kërkim të punonjësve nga vendet të largëta me kontrata të përkohshme pune që janë me kosto shumë më të larta se punonjësit vendas.
Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 22,3% në 3-mujorin e dytë, në një kohë shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart ishte 10.7%. Sakaq, shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 7,7%.
Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë, është rritur me 2,1 pikë përqindje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje