As javën e ardhshme punëtorët nuk do të mund t’i marrin nga 170 euro të parapara në Pakon Emergjente Fiskale.
Kjo për faktin se plotësimi i Projektligjit për Rishikim të Buxhetit për vitin 2020, pas miratimit në lexim të parë nuk do të bëhet deri në javën e ardhshme nga Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Transfere.
Ndërsa, shqyrtimi i dytë i Projektligjit është paraparë në seancën e Kuvendit të Kosovës më 23 korrik, nëse Komisioni për Buxhet dhe Transfere arrin të kryejë punën e tij.
Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati ka thënë për KosovaPress se marrë parasysh situatën aktuale me pandemi dhe urgjencën, në Komision është arritur konsensus që të mbahet një mbledhje javën e ardhshme, qoftë nevoja edhe për dy ditë, për t’i shqyrtuar amendamentet e Projektligjit.
“Pra, jo në këtë javë, por javën e ardhshme pritet që të mbahet mbledhja e komisionit në mënyrë që t’i shqyrtojmë amendamentet dhe t’i procedojmë pastaj për lexim të dytë”, thotë Murati.
Për sa i përket Rregullores së Punës, ai thekson se nuk ka pasur shmangie dhe shton se shqyrtimi i rishikimit bëhet me procedura të rregullta si zakonisht.
Murati po ashtu pohon se për këtë projektligj kanë pasur vërejtje të shumta për defektet dhe për mënyrën dhe praktikat që janë aplikuar në këtë Projektligj.
“Kjo është brenga jonë, ndalimi i keqpërdorimit, meqenëse do të jetë e vështirë do të shohim nëse do të mund të rregullohen me amendamente deri në afatin e caktuar dhe të shohim sesi do të veprojmë”, thotë ai.
Ndërsa, drejtoresha ekzekutive e Rrjetit të Shitësve me Pakicë, Yllka Metaj thotë për KosovaPress se janë duke pritur që prej marsit mbështetjen e shtetit për biznese dhe punëtorë të afektuar nga pandemia.
“Ne jemi në korrik, ndërsa pagat e prillit ose pagat e dyta ende nuk janë ekzekutuar. Është pastaj pjesa e qirave që ende nuk është ekzekutuar ose pjesërisht është ekzekutuar. Përderisa paraja e gatshme nuk futet në funksion atëherë secili biznes do të ketë problem të mbijetesës pasi nuk jemi duke folur për fitim sepse ky vit nuk besohet që do të ketë fitim”, tha ajo.
Edhe kryetari i Bordit të Odës së Afarizmi të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi shprehet se vonesat e zbatimit të këtyre masave emergjente tashmë kanë humbur edhe efektin kësaj mbështetjeje të vonuar për bizneset dhe punëtorët.
Madje, Krasniqi përveç që po konsideron se pagat nga 170 euro janë mjaft minimale, ai po kërkon që mbështetja për bizneset dhe punëtorët të vazhdojë të paketën deri në shtator, për të mos u larguar punëtorët nga puna dhe falimentuar bizneset.
“Për këta tre muaj e gjysmë ende nuk janë ekzekutuar as edhe për një muaj, edhe ajo t’i thuhet pagë minimale që është shumë e vogël në krahasim me kërkesat dhe nevojat që i kanë qytetarët dhe punëtorët. Kemi pagën e dytë që as që ka filluar të diskutohet, janë qiratë dhe nevoja shumë e madhe është që të vazhdohet edhe për muajin qershor, korrik, gusht ndoshta edhe shtator në mënyrë që bizneset gjatë kësaj kohe të kenë një përkrahje për t’i mbajtur punëtorët në punë dhe të mos falimentojnë”, thotë ai.
Në anën tjetër Ministria e Financave në këtë kohë pandemie ka zgjedhur heshtjen, megjithatë duke hedhur fajin tek deputetët. Ndërsa, mijëra biznese dhe qytetarë të kategorisë sociale presin parat nga masat “3b” dhe masa e 15 e Pakos Emergjente Fiskale.
Vlen të theksohet se janë rreth 20 mijë familje të varfra që nuk kanë pasur asnjë të hyrë financiare me muaj të tërë as nga sektori publik e as privat. Kjo ka rënduar edhe më tej ekzistencën e tyre me vonesën e zbatimit të Pakos Emergjente.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova