Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të enjten ka raportuar për dialogun para deputetëve që janë anëtarë në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, në një mbledhje të mbyllur për media.
Kryetarja e këtij komisioni e njëherit deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha se kanë kërkuar qe mediat të lirojnë sallën pasi Bislimi i ka paralajmëruar se do të ndajë disa dokumente që janë konfidenciale.
“Fakti që kemi vendosur të mbajmë takim të mbyllur është për shkak se zëvendëskryeministri na ka paralajmëruar se do të ndajë me ne disa dokumente që janë konfidenciale dhe të cilat nuk preferohen të ndahen me opinionin publik për shkak të procesit që është shumë fragjil në këtë fazë”.
“Për këtë arsye kemi kërkuar që mediat të lirojnë sallën e jo për shkak se ne nuk jemi transparent në këtë proces, siç u mundua të jepet si arsye nga ana e opozitës”, u shpreh ajo në një deklarim para gazetarëve, transmeton Telegrafi.
Kryeziu-Hyseni tutje tha se në këtë mbledhje fokusi ka qenë te zhvillimet në dialog dhe sulmin në Banjskë.
“Kemi folur për dialogun, fokusi ka qenë te procesi i muajve të fundit dhe zhvillimet që kanë ndodhur. Fokusi ynë ka qenë te çështja e Banjskës dhe kemi folur shumë edhe për atë se çfarë pritet të ndodh në dialog tani e tutje”.
Sipas saj, për të pasur lëvizje në procesin e dialogut duhet të ketë lëvizje nga pala tjetër që është e përfshirë në dialog, në këtë rast Serbia.
“Duhet të ketë lëvizje edhe prej anës së Bashkimit Evropian, në kuptimin e trajtimit të palëve në mënyrë të barabartë”.
Deputetja gjithashtu akuzoi opozitën për keqinformim sa i përket dialogut, i cili është në dëm të Kosovës.
“Opozita dhe disa deputetë që janë pjesë e komisionit nuk duan ta shfrytëzojnë asnjë mundësi që iu jepet për të marrë informacione të dorës së parë dhe për t’u informuar saktë për atë se në çfarë situate është vendi ynë. Kam krijuar bindjen se i vetmi mision i tyre është keqinformimi në dëm të Republikës së Kosovës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?