LAJMI I FUNDIT:

Biserko: ​Ndarja e Kosovës është strategji e Vuçiqit

Biserko: ​Ndarja e Kosovës është strategji e Vuçiqit

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, beson se ndarja e Kosovës është opsioni i vetëm të cilin Beogradi po e mban në tavolinë për më shumë tri dekada.

Gjatë një interviste dhënë të përditshmes serbe Danas, Biserko ka komentuar deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, se idenë për ndarjen apo shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë e ka dëgjuar nga mediat, transmeton Telegrafi.

Biserko këtë ndryshim të diskursit të Vuçiqit se kinse nuk e di se për çfarë bëhet fjalë, edhe pse sipas saj ka qenë thellë i kyçur si për ndarje ashtu për shkëmbim si zgjidhje përfundimtare, ia rikujton deklaratat se si për ndarjen e Kosovës kishte folur i pari Dobrica Qosiq.


Ajo madje rikujtoi se si Dobrica Qosiq qysh në vitin 2005 kishte botuar një libër ku deklarohej haptazi për ndarjen e Kosovës, madje atë e ka promovuar pothuajse në të gjitha qytetet e Serbisë.

“Ka pasur dy vëllime me një tirazh që në Serbi konsiderohej rekord. Vëllimi i parë është shitur në mbi 50 mijë kopje. Presidenti Vuçiq, si të gjithë tjerët para tij, këtë strategji e kanë shndërruar si strategji shtetërore. Ata konsiderojnë se Kosova është tokë serbe duke mos dalë kurrë me një plan se si e shohin ri-integrimin e Kosovës në Serbi, përveç asaj me preambulën e Kushtetutës së vitit 2006”, konsideron Biserko.

Sonja Biserko thotë se marrëveshja e Brukselit ka ngecur në momentin kur është arritur interpretimi në lidhje me asociacionin e komunave serbe.

“Vuçiq deklaroi në qershor të vitit të kaluar: “Unë jam për demarkacionin dhe nuk kam turp për këtë, por serbët janë kundër tij dhe unë e kuptova mesazhin e njerëzve”. Ne nuk jemi të gatshëm ta dëgjojmë të vërtetën për Kosovën, edhe kur të gjithë e dinë atë. Njerëzit nuk do ta pranojnë këtë sepse prek emocionet e tyre. Një plan për ndarjen e Kosovës po qarkullon në rrjete të ndryshme sociale. Burime nga Uashingtoni pohojnë se ndarja u diskutua gjithashtu gjatë vizitës së Thaçit dhe Vuçiq në Uashington në shkurt të këtij viti. Muajt e ardhshëm do të jenë thelbësor nëse plani do të ketë sukses apo jo. Shumë varet nga mënyra se si do të vendosë BE-ja, përkatësisht Gjermania dhe Franca”, thotë Biserko. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori