LAJMI I FUNDIT:

Bisedimet VV-LDK për koalicion, “ngreh e mos këput”

Bisedimet VV-LDK për koalicion, “ngreh e mos këput”

Vetëvendosje dhe LDK-ja vazhdojnë t’i kenë raportet e ngrira sa i përket arritjes së marrëveshjes së koalicionit. Pas kërkesës së LDK-së që posti i presidentit t’i takojë kësaj partie, takime midis liderëve nuk ka pasur dhe ende nuk është caktuar një datë se kur pritet të takohen.

Zyrtarët e të dyja partive janë optimistë se marrëveshja midis VV-së dhe LDK-së do të arrihet dhe se krijimi i institucioneve do të bëhet në janar.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, thotë se është optimist se gjatë kësaj jave do të arrihet një marrëveshje e koalicionit mes LVV-së dhe LDK-së.


Ndërsa, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, beson se institucionet e reja të Kosovës do të krijohen në janar, raporton RTV21.

“Jam shumë optimist se koalicioni LVV-LDK do të bëhet sepse nuk kemi rrugë tjetër”, tha ai

Por, njohësit e Kushtetutës bëjnë thirrje që VV-ja dhe LDK-ja t’i përshpejtojnë takimet për arritje të koalicionit për shkak të afateve kushtetuese që kanë.

Mazllum Baraliu, profesori universitar, thotë se vonesat e këtyre ditëve janë të pa arsyeshme dhe irracionale të dëmshme dhe me pasoja.

Ai më tej ka sqaruar afatet për konstituimin e institucionet pas zgjedhjeve.

Analisti politik, Faton Abdullahu, vlerëson se nuk ka opsione të tjera për koalicione qeveritare, përveç atij mes LVV-LDK.

“Kjo është përgjegjësi e madhe e këtyre dy subjekteve politike”, tha ai.

Kanë kaluar 13 ditë që kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor.

Përderisa partitë që synojnë formimin e koalicionit qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje rreth qeverisë.

Pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, është hapur rruga për konstituimin e përbërjes së re të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori