Bisedimet me Putinin nuk janë rruga më e mirë drejt paqes, por ndihma për Ukrainën që ta fitojë këtë luftë
Nga: Timothy Garton Ash / The Guardian
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Teksa shënojmë fundin e muajit të nëntë të luftës më të madhe dhe më brutale në Evropë, që nga viti 1945, gjëja më e keqe që mund të bëjmë – për paqen në kontinentin tonë – është t’i shtyjmë negociatat e paqes me Vladimir Putinin. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë – për paqen – është ta rrisim mbështetjen tonë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën, derisa një ditë ajo të mund të negociojë nga pozicioni i forcës.
Donald Trumpi së fundmi la të kuptohet se mund të jetë kandidati i përsosur për të praktikuar artin e marrëveshjes me Putinin. Silvio Berlusconi ka propozuar po ashtu veten, si ndërmjetës. Çfarë ekipi i ëndrrave do të ishin ata dy bashkë – ekipi i ëndrrave të Moskës. Putini nuk do të donte asgjë më shumë sesa të kishte armëpushim në Ukrainë, ndërsa këta të dy të ulen në Kremlin, rreth tryezës së tij të gjatë e të mbrojtur nga koronavirusi. Ndërkohë, forcat e armatosura të dërrmuara dhe të demoralizuara të diktatorit rus, mund të gërmojnë për të mbrojtur hapësirën ende të madhe të Ukrainës që ata kanë pushtuar; të rigrupohen, të pushojnë, të riarmatosen, të sjellin përforcime të rekrutuara së fundmi – dhe më pas të rifillojnë luftën, duke dërguar një falënderim me pako të vodkave, për Berlusconin dhe për Trumpin.
Nëse Rusia mban territorin ukrainas që aktualisht ka pushtuar, që është më shumë se tre herë më i madh se Belgjika, kjo ende mund të pretendohet nga Putini si fitore historike, duke rivendosur të paktën një pjesë të Novorosias (Rusia e Re) së Katarinës së Madhe. Do të ishte gjithashtu demonstrim global se shpaguhet agresioni i armatosur. Kujdes, është Tajvani. Por, ukrainasit nuk do ta pranonin kurrë këtë. Sondazhet tregojnë se janë të përgatitur që të paguajnë çmim shumë të lartë, përfshirë viktimat tjera ushtarake dhe civile, për të rifituar territorin e tyre. Pra, kjo do të ishte recetë jo për paqen, por për një luftë edhe më të gjatë.
Do të vijë koha për negociata. Lufta me Rusinë, një vend që ka një prej sasive më të mëdha në botë të armëve të shkatërrimit në masë, dhe një lider zemërlig dhe potencialisht i dëshpëruar për t’i përdorur ato, nuk mund të përfundojë me dorëzimin pa kushte, si Gjermania në maj të vitit 1945. (Kjo situatë hedh dritë shqetësuese në retrospektivë, mbi çështjen se çfarë mund të kishte ndodhur nëse Gjermania naziste, në vend të ShBA-së, do të ishte e para që do ta zhvillonte me sukses bombën atomike.) Qeveria ukrainase tashmë ka filluar të mendojë, së bashku me miqtë e saj perëndimorë, për marrëveshjet e sigurisë dhe dispozitat e tjera që duhet të kërkojë. Ukraina ka të drejtë absolute ligjore dhe morale, për të rifituar çdo centimetër të territorit të saj sovran, përfshirë Krimenë. Çdo kompromis që mund të bëjë në fund të ditës – për shembull, disa marrëveshje të veçanta për Krimenë – mund të jetë vetëm vendim sovran i Ukrainës.
Është e qartë se paqja në këto linja do të ishte e papranueshme për Putinin, veçanërisht pasi njoftoi se katër rajone të Ukrainës tashmë janë pjesë e Rusisë. Prandaj, diktatori rus ose duhet të detyrohet ta pranojë këtë, ose marrëveshja e paqes do të duhet të bëhet me një Rusi që më nuk kontrollohet nga Putini. Askush nuk e di se kur dhe si do të ndodhë ndryshimi në Moskë, por momenti i ndryshimit mund të jetë gjithashtu rrezik i shtuar. Sidoqoftë, ky është shansi më i mirë që kemi, për të arritur përfundimisht në një paqe të qëndrueshme – pas një lufte të gjatë.
Për të arritur atje, Perëndimi duhet të shtojë mbështetjen për Ukrainën, për t’ia mundësuar asaj të vazhdojë të fitojë ushtarakisht dhe të mbijetojë në një dimër të vështirë. Duke humbur në fushën e betejës, Rusia është kthyer te sulmet frikacake dhe kriminale ndaj infrastrukturës që mbështet jetën civile. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), gjysma e infrastrukturës energjetike e vendit është dëmtuar ose shkatërruar, 10 milionë ukrainas janë aktualisht pa energji dhe më shumë se 700 objekte mjekësore janë goditur. (Këtë javë, një foshnjë e porsalindur thuhet se u vra kur një raketë ruse goditi maternitetin në rajonin e Zaporizhias.) Gati tetë milionë ukrainas janë zhvendosur jashtë vendit, ndoshta rreth pesë milionë brenda vendit, dhe OBSh pret se edhe 2-3 milionë të tjerë do të largohen nga shtëpitë e veta, “në kërkim të ngrohtësisë dhe sigurisë”. Evropa nuk ka parë asgjë të tillë, që nga viti 1945.
Nevoja më imediate ushtarake është mbrojtja ajrore, jo më pak sesa mos lejimi i sulmeve të mëtejshme në infrastrukturën civile. Sistemet e shumta të lëshimit të raketave, si Himars – prodhuar në ShBA – kanë qenë çelësi i suksesit ushtarak të Ukrainës dhe kërkohen më shumë nga to për të varfëruar artilerinë konvencionale dhe ende masive të Rusisë. Nëse Ukraina do të rimarrë territorin e vet – dhe teksa zona e kontrolluar nga Rusia zvogëlohet në madhësi – beteja do të bëhet më e përqendruar: ajo duhet të ketë tanke moderne, si Leopard 2-shi i prodhimit gjerman. Përtej kësaj, ajo ka nevojë edhe për gjeneratorë, inxhinierë për të ndihmuar në riparimin e termocentraleve, furnizime mjekësore dhe një sasi të madhe të ndihmës financiare – vetëm për të parandaluar kolapsin e saj ekonomik.
Në muajt e parë të luftës, pjesa më e madhe e mbështetjes ushtarake erdhi nga një pjesë e vogël e vendeve perëndimore, mbi të gjitha nga ShBA-ja, por edhe nga Mbretëria e Bashkuar, Polonia, Estonia dhe disa vende tjera. Ka pasur shumë pak gjëra për t’u krenuar me të dhënat e qeverive britanike të viteve të fundit, por kjo është njëra prej tyre. Fakti që, edhe në mes të një stuhie ekonomike në vend, kryeministri i ri i Britanisë, Rishi Sunak, mendoi se ishte thelbësore të udhëtonte në Kiev, kjo pasqyron një konsensus të gjerë ndërpartiak kombëtar. Ndërsa, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ia ktheu Sunakut në Twitter: “Të dy kombet tona e dinë se çfarë do të thotë të luftosh për lirinë”.
Megjithatë, kombet tjera evropiane, me përvoja të ndryshme të kohës së luftës dhe me qëndrime më të shtrembëruara publike, gjithashtu po e tregojnë – gjithnjë e më shumë – peshën që kanë. Ekspertët e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, kanë propozuar një “Plan Leopard” sipas të cilit të gjitha vendet evropiane që përdorin tankun Leopard 2, do të bashkohen për ta pajisur një brigadë të blinduar ukrainase. Konsorciumet e ngjashme evropiane duhet të merren parasysh për mbrojtjen ajrore, por edhe për nevojat civile – si infrastruktura energjetike.
A nuk do të përshkallëzohet Putini në kundërpërgjigje? Ai bërë tashmë e ka bërë këtë. Dhe, mund të shkojë më tej, madje edhe përtej pragut taktik bërthamor. Por, asnjë kurs i veprimit në luftë, nuk është pa rreziqe. Në planin afatgjatë, rreziqet që do të rridhnin do të ishin shumë më të mëdha – për të gjithë botën – nga fitorja e agresionit të armatosur dhe të qartë. Përgjigja e duhur është të mos nxitosh nga frika për të bërë negociuar, siç këshillojnë protestuesit në vende e tilla si Gjermania dhe Italia. Sepse, duhet bërë planifikim i detajuar i emergjencës për çdo eventualitet të mundshëm, siç ishte rënia e raketave në tokën polake, në javën e kaluar.
Nuk do të ketë paqe të qëndrueshme në Evropë, derisa Putini mbetet në Kremlin. Ne nuk mund ta heqim atë, por mund të kontribuojmë në krijimin e kushteve në të cilat vetë rusët do ta braktisin, përfundimisht, kursin vetëshkatërrues në të cilin ai ka futur vendin e tyre. Në fund, edhe Rusia do të përfitojë nga disfata ruse në Ukrainë. Apo, mos ata protestues mendojnë se Gjermania do të ishte më mirë sot nëse aleatët perëndimorë do të kërkonin paqe me një Hitler me armë bërthamore?
Duket e palogjikshme, perverse, madje imorale, të thuash se lufta është rruga drejt paqes. Por, kur ne tashmë lejuam që kontinenti ynë të bie në një konflikt të madh të armatosur, rruga më e mirë për paqen e qëndrueshme është t’ia mundësojmë palës së duhur që ta fitojë luftën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
"Ti na shkatërron gjumin, tallesh me ne, ti nuk e përfaqëson Kosovën, atë e përfaqësojnë martirët e UÇK-së", Laert Vasili i çartet Gjestit në spektakël
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
Lexohet përmbajta e zarfit të zi: Amber jep dorëheqje nga BBVA, kërkon të largohet edhe G Bani
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
Tensioni në kulm, Gjesti çohet dhe hedh mikrofonin në mes të spektaklit duke kërcënuar të largohet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri