Bisedë private mes Artetës dhe Xabi Alonsos, ja si u vendos për transferimin e fundit të Arsenalit

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka zbuluar se ka marrë këshilla nga trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, përpara se të finalizonte transferimin e Piero Hincapie gjatë merkatos së verës.
Arteta, që ruan marrëdhënie të afërt me Alonson që prej kohës kur të dy ishin bashkë në Spanjë, e kontaktoi atë për të marrë informacion të detajuar mbi mbrojtësin e Bayer Leverkusenit.
“Po, sigurisht që e pyeta. E njoh shumë mirë, i besoj plotësisht dhe e kam pasur për disa vite. Askush nuk e njeh më mirë Hincapien se ai”, konfirmoi Arteta.

Hincapie iu bashkua Arsenalit fillimisht në formë huazimi, me një opsion blerjeje prej 45 milionë funtesh. Lojtari ekuadorian pritet të shërbejë si mbështetje për Gabriel Magalhaes dhe William Saliba, por klubi e sheh atë edhe si një investim afatgjatë për mbrojtjen.
Sipas raportimeve në Angli, rekomandimi pozitiv i Xabi Alonsos ka qenë vendimtar që Arteta të shtyjë përpara transferimin e 23-vjeçarit.
Hincapie megjithatë ende nuk ka debutuar për Arsenalin në Ligën Premier ose Ligën e Kampionëve, mirëpo mund t’i jepen minutat e parë brenda një periudhë të shkurtër./Telegrafi/


















































