Kryeministri Edi Rama, shquhet për shakatë e tij të shumta dhe një të tillë e tha edhe në takim me Giggi Buffonin dhe Cristiano Ronaldon.

Ai ishte i pranishëm në ditën e sotme në takimin që dy fëmijët që i mbijetuan tërmetit në Shqipëri, ku takuan idhujt e tyre, Cristiano Ronaldon dhe Giggi Buffonin.

Screenshot 10 3

Rama nuk ka nguruar të bashkëbisedojë me këtë portierin legjendar të Juves, teksa i ka bërë me dije se ai është një juventin i vjetër.


Edi Rama: Unë jam një juventin i vjetër, por kjo është për një ditë tjetër.

Giggi Buffon: E di, kam pasur një kuzhinier shqiptar në Coverciano (qendra e grumbullimit të kombëtares Italiane), që më thoshte gjithmonë se në Shqipëri ka një Fun Club tifozësh të Juventusit dhe janë të çmendur.

bandicam 2019 12 06 21 10 53 816

Edi Rama: Juventusi është besim fetar në Shqipëri dhe ti je Papa.

Biseda u mbyll me të qeshura dhe gëzimë, sidomos nga fëmijët që i shpëtuan tërmetit. /Telegrafi/

telegrafi sport app