LAJMI I FUNDIT:

Bima Rojtari i shtëpisë është një afrodiziak i njohur që nga kohërat e lashta – është veçanërisht e mirë për burrat me libido të ulët

Bima Rojtari i shtëpisë është një afrodiziak i njohur që nga kohërat e lashta – është veçanërisht e mirë për burrat me libido të ulët

Rojtari i shtëpisë është bimë e jashtëzakonshme e cila në mjekësinë popullore përdoret për shkak të cilësisë së saj kundërinflamatore dhe diuretike, por mund të aplikohet ë formë të lëngut, kompresave, yndyrës, tinkturës apo çajit

Bar vershi (Sempervivum tectorum), siç i thonë në gjuhën popullore Rojtari i shtëpisë, kultivohet lehtë nga filizat e saj. Është një bimë shumë rezistuese që mund të rritet në kavanoza ose në ambient të jashtëm, transmeton Telegrafi.

Është në dispozicion në ngjyra të ndryshme dhe rritet deri në njëzet centimetra. Kudo që ta mbillni, nuk do të gaboni, do të keni një stoli të mrekullueshme, si dhe një ilaç të ndihmës së parë.


Është gjithashtu interesante që kjo bimë vepron edhe pas ngrirjes. Vepron në mënyrë të ngjashme me aloe verën, por pak më dobët.

Lëngu i freskët i shtrydhur nga gjethet është përdorur kundër problemeve të lëkurës që nga kohërat e lashta.

Përveç mukozës, gjethet e bimës rojtari i shtëpisë përmbajnë acid molle dhe të milingonave, minerale, sheqer dhe vitaminë C.

Gjethet vilen sipas nevojës gjatë gjithë vitit dhe përdoren gjithmonë të freskëta për shërim. Për shkak se ato kanë një shije të këndshme, të thartë-të njelmët, gjethet e freskëta të copëtuara imët mund t’u shtohen sallatave jeshile.

Afrodiziak natyral

Hidhni 7 gjethe të freskëta të kësaj bime me 2 – 3 dl qumësht dhie, gatuajini butësisht derisa të zbuten dhe hani me 2 – 3 vezë të ziera. Merrni tri ditë rresht.

Kjo recetë e Hildegard von Bingen rekomandohet kundër mungesës së dëshirës seksuale te meshkujt.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori