Billie Eilish është ndër këngëtaret, pothuajse më të reja, në industrinë muzikore, që po korrë sukses të madh.

Vetëm në moshën 18-vjeçare, ajo ka arritur që të jetë e nominuar në gjashtë kategori në ‘Grammy’, duke fituar katër prej tyre, shkruan Daily Mail.


Në një dokumentar të ri, gjatë ditës së sotme (e premte), artistja është shfaqur për të diskutuar rreth shëndetit mendor.

39782652 9301797 image m 74 1614299059325

Edhe para se të merrej me muzikë, Billie kishte problem të shumta, ndërsa kishte menduar edhe të vetëvritet.

“Shikoj në turmën e njerëzve, shoh që çdo person po kalon në diçka, dhe un kam ndonëse të njëjtin problem”, u shpreh ajo.

39782014 9301797 Tourette s The No Time To Die singer is open about being bad at  a 442 1614304977120

Derisa tregonte për kohën kur kishte depresion, ajo u shpreh se nuk besoi asnjëherë që do të arrinte deri në këtë moshë.

Sipas saj, rreth moshës 13-16 vjeç nuk kishte qenë e lumtur, ndërsa tani gëzon famë dhe pasuri të mjaftueshme. /Telegrafi/

39781998 9301797 image a 80 1614301516163