Kelis dhe Bill Murray thuhet se kanë vendosur të ndajnë rrugët me njëri-tjetrin vetëm pas dy muajsh lidhje.

Këngëtarja e “Milkshake”, 44 vjeçare, dyshohet se ishte ajo që i dha fund kësaj marrëdhënie me yllin e “Ghostbusters”, 72 vjeçar.


“Kelis dhe Bill ishin dhe janë akoma shumë të dashur për njëri-tjetrin, por gjërat thjesht shkuan në rrjedhën e tyre”, tha një burim.

Screenshot 2 78 Foto: Instagram

“Ata të dy janë shumë të angazhuar dhe pas një romance të stuhishme vendosën që të ndahen. Ata shpresojnë të mbeten miq, por gjithashtu planifikojnë të vazhdojnë jetën e tyre”.

Si Kelis ashtu edhe ylli i "Saturday Night Live", i cili ndan gjashtë djem me ish-bashkëshortet e tij, e mbajtën romancën mjaft private dhe jashtë vëmendjes së publikut.

Screenshot 3 76 Foto: Instagram

Kur artistja u pyet nga një përdorues i Instagram-it nëse ishte "me të vërtetë në lidhje me Bill Murray", Kelis u përgjigj me të qeshur, "uh, jo”.

Dyshja ndezën thashethemet për lidhje për herë të parë në fillim të qershorit pasi Murray u pa duke mbështetur këngëtaren e "Bossy" në një nga shfaqjet e saj në Londër.

Screenshot 4 70 Foto: Getty Images

Kelis nga ana tjetër humbi burrin e saj të dytë, Mike Mora, në mars të vitit të kaluar.

Murray po ashtu në këto vitet e fundit ka humbur vëllanë e tij më të madh, Edin si dhe ish-partneren, Jennifer Butler. /Telegrafi/

Screenshot 5 59 Foto: Instagram