Ish-shefi i diplomacisë suedete, Carl Bildt, ka reaguar në profilin e tij zyrtar në Twitter për situatën politike në Maqedoni pas refuzimit të Ivanovit që ta mandatojë Zoran Zaevin për të formuar qeverinë e re, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në cicërimën e tij, Bildt konsideron se partia qeverisëse në Maqedoni është duke luajtur me zjarr, dnërkaq rajonin e konsideron si një vend ku paqëndrueshmëria është në rritje.


Diplomati suedez ngre dilemën nëse Partia Popullore Evropianë do të reagojë për situatën./Telegrafi/