Popullsia e Shqipërisë po bie në mënyrë dramatike prej rënies së shpejtë të lindjeve.
Të dhënat e sotme të INSTAT tregojnë se numri i bebeve të lindura në 6-mujorin e parë ishte 12.7 për qind më i ulët në numër se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në 6-mujorin e parë 2023, ishin 10,283 lindje nga 11,781 në 6-mujorin e parë 2022.
Megjithatë shtesa natyrore ishte pozitive, pasi vdekjet ishin më të ulëta se në 6-mujorin e parë.
INSTAT raportoi se shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2023 rezulton pozitive, duke regjistruar 465 lindje më shumë se sa vdekje.
Numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2023 është 5.119, duke shënuar rënie me 8.2 për qind, krahasuar me tremujorin e dytë 2022.
Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2023 është 4.654, duke shënuar një rënie prej 8,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022
Në tremujorin e dytë 2023, pesë qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.
Në tremujorin e dytë 2023, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 699 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 184 vdekje më shumë se sa lindje.
Lindjet në rënie të shpejtë
Në tremujorin e dytë 2023, një qark i vendit shënon rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënojnë ulje, në krahasim me tremujorin e dytë 2022.
Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.846 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 84 lindje.
Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2023, krahasuar me tremujorin e dytë 2022 e ka qarku i Vlorës me 2.4 për qind, ndërsa rënien më madhe e ka qarku i Beratit me 19.2 për qind.
Vdekjet frenohen me kalimin e pandemisë
Në tremujorin e dytë 2023, 11 qarqe të vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, ndërsa një qark shënon rritje, në krahasim me tremujorin e dytë 2022.
Qarku me numrin të ulët të vdekjeve është Kukësi me 97 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.147 vdekje.
Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të dytë 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 e zë qarku i Durrësit me rënie prej 17.6 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Kasami: Tetova është më e pastër, qytetarët të paguajnë faturat për mbeturinat

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët