LAJMI I FUNDIT:

I bie telefoni në ujë, balena ia rikthen iPhone turistes (Video)

I bie telefoni në ujë, balena ia rikthen iPhone turistes (Video)

Një balenë e llojit belluga për të cilën spekulohej se është “spiun rus”, është filmuar duke ia rikthyer telefonin një gruaje pasi që i kishte rënë në oqean.

Isa Opdahl së bashku me miqtë po udhëtonte me anije për në festivalin Hammerfest në Norvegji, kur i rrëshqiti nga duart iPhone dhe i ra në ujë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë asaj iu rikthye shpresa se do ta rimerr telefonin, kur e pa balenën duke dalë nga ujë dhe në gojë po mbante telefonin që i kishte rënë.


Balena pa pasur frikë iu afrua dhe ia dha telefonin, kurse lajmi se balena e të njëjtit lloj ishte trajnuar nga ushtria ruse për të shërbyer si “spiun” ishte bërë kreyelajm i mediave ndërkombëtare gjatë javës së kaluar. /Telegrafi/