LAJMI I FUNDIT:

Bie prodhimi i naftës në Rusi

Bie prodhimi i naftës në Rusi

Prodhimi i naftës dhe gazit rus ra në 10.1 milionë fuçi në ditë në muajin shkurt, nga 10.16 fuçi që ishte në muajin e kaluar, pavarësisht planit për të nxitur outputin.

Sipas përllogaritjeve të Reuters, Rusia pritej të rriste prodhimin me 65 mijë fuçi në ditë nga muaji shkurt, ndërkohë që grupi i prodhuesve lider të naftës OPEC+ u pajtua të lehtësojë barrierat dhe mbështetur çmimet.

Prodhimi i kondensuar i naftës dhe gazit qëndroi në 38.56 milionë ton për muajin shkurt, krahasuar me 42.96 milionë ton në muajin janar.


Rënia shpjegohet me Rusinë që tejkaloi kuotat e OPEC+ vitin e kaluar dhe lideri i organizatës, Arabia Saudite ka kërkuar të gjithë vendet anëtare që të kompensojnë mbi-priodhimin.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës pritet të zhvillojë një takim në rrjet këtë javë, për të vendosur mbi politikat e prodhimit. /Telegrafi/