Importi i mallrave nga Serbia në 11 muajt e këtij viti ka shënuar rënie për 44.8% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Ekonomistë thotë se mes faktorëve që mund të kenë ndikuar në uljen e importit, përveç vendimeve të qeverisë, kanë mundur të jenë edhe sulmet serbe ndaj institucioneve të sigurisë.
Në vitin 2023 Kosova ka importuar dukshëm më pak mallra nga Serbia.
Të dhënat e Doganës së Kosovës, tregojnë se për 11 muaj, janar-nëntor 2023, nga Serbia janë importuar mallra në vlerë 188.5 milionë euro.
Krahasuar me 11 mujorshin e vitit paraprak ka rënie për 44.8%. Përgjatë 11 muajve të vitit 2022 Kosova nga Serbia ka importuar mallra në vlerë 341.3 milionë euro.
Pra këtë vit kosovarët kanë blerë nga Serbia 153 milionë euro më pak.
Ekonomisti Edison Jakurtaj mendon se janë disa faktorë që kanë mundur të ndikojnë në uljen e importit nga shteti verior.
“Nëse shohim se kur ka ndodhur kjo rënie shohim se kjo ka ndodhur pas muajit qershor. Në muajin qershor kemi pasur kidnapimin e tre policëve të Republikës së Kosovës prej anës së Serbisë, mandej kemi pasur disa deklarime në media që Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur disa masa për shkak të sigurisë, masa kufizuese ndaj importeve të Serbisë”, ka thënë Jakurtaj.
Përkundër kësaj shifre, Jakurtaj thotë se prapë mbetet negativ raporti eksport-import, pra shumë më shumë blejmë mallra sesa që prodhojmë e sheshim në vende të tjera.
“Nëse e shohim vetëm tek mallrat, ai është rreth 5 miliardë, nëse e shohim tek mallrat dhe shërbimet për shkak se deficiti tregtar ka edhe mallra dhe shërbimet, natyrisht nëse nuk gaboj është tek 3 miliardë euro. dallim, që është shifër e konsiderueshme”, ka shtuar Jakurtaj.
Sipas të dhënave po ashtu del se përgjatë këtij viti për çdo ditë nga Serbia janë importuar mallra në vlerë prej 560 mijë eurosh, që vitin e kaluar, shkonte në 1 milion brenda ditës./RTV Dukagjini
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëThuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Dashuria fillon në Central Park!
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe