LAJMI I FUNDIT:

Bie numri i të prekurve me coronavirus në Kinë, është Koreja e Jugut që tanimë duket si qendra e re e epidemisë!

Bie numri i të prekurve me coronavirus në Kinë, është Koreja e Jugut që tanimë duket si qendra e re e epidemisë!

Numri i rasteve të përditshme të të prekurve me coronavirus nga Kina ka qenë në rënie të madhe për rreth një javë – dhe kjo do të thotë se Koreja e Jugut tani duket se është qendra e re e epidemisë.

Siç shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, Koreja e Jugut raportoi 516 raste të reja të mërkurën, krahasuar me 130 raste të reja të Kinës.

Megjithëse Kina ka ende rastet më aktive të coronavirusit, ritmi i përhapjes është ngadalësuar ndjeshëm, ndërsa numri i rikuperimeve është rritur, shkruan më tej BI.


Në të njëjtën kohë, Koreja e Jugut është bërë vendi i dytë më i infektuar, duke përjetuar një përhapje shumë më të shpejtë sesa në Kinë, ku virusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar.

Rasti i parë i virusit të Koresë së Jugut ishte më 20 janar. Që nga e mërkura, aty kishte më shumë se 5.600 raste dhe 32 vdekje.

Në terma absolutë, Kina është ende më e prekura, me 80,000 raste të konfirmuara të COVID-19 dhe një numër vdekjesh prej 2,981.

Por hendeku po ngushtohet.

Ndryshe, diku tjetër, Italia dhe Irani kanë numrin më të madh të vdekjeve jashtë Kinës, me 77 dhe 79.

Të dy vendet kanë raportuar më shumë se 2.300 raste.

Megjithatë, numri i rasteve dhe numri i vdekjeve në Iran është subjekt i disa dyshimeve pas përpjekjeve të dukshme nga autoritetet atje për të fshehur shkallën e shpërthimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Kalo në kategori