LAJMI I FUNDIT:

Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milionë dollarësh për Ukrainën, njoftojnë zyrtarët amerikanë

Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milionë dollarësh për Ukrainën, njoftojnë zyrtarët amerikanë

Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden po përgatit një paketë armësh prej 725 milionë dollarësh për Ukrainën, kanë njoftuar dy zyrtarë amerikanë.

Sipas një zyrtari të njohur me planin, administrata Biden planifikon të sigurojë një sërë armësh antitank nga rezervat amerikane për të mposhtur trupat ruse në avancim, duke përfshirë mina tokësore, dronët, raketa Stinger dhe municione për sistemet raketore HIMARS.

Paketa pritet të përfshijë gjithashtu municione thërrmuese, të cilat zakonisht gjenden në raketat e lëshuara nga HIMARS, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


Bëhet e ditur se përmbajtja dhe madhësia e paketës mund të ndryshojë në ditët në vijim përpara nënshkrimit të pritshëm të Biden.

Paketa shënon një rritje të madhe në përmasa nga përdorimi i kohëve të fundit nga Biden i të ashtuquajturit Autoriteti i tërheqjes presidenciale (PDA), i cili i lejon SHBA-së të marrë nga rezervat aktuale të armëve për të ndihmuar aleatët në rast emergjence.

Njoftimet e fundit të PDA zakonisht variojnë nga 125 milion dollarë në 250 milion dollarë.

Biden ka rreth 4 miliardë deri në 5 miliardë dollarë në PDA të autorizuar tashmë nga Kongresi, që pritet t’i përdorë përpara se presidenti i zgjedhur republikan Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Evropa
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Kremlini reagon pas lajmit se Ukraina ka mbështetur një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA

Kremlini reagon pas lajmit se Ukraina ka mbështetur një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA

Evropa
Kalo në kategori