Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës “sistemin më të avancuar raketor dhe municion”, me qëllim që me sukses të luftojë kundër Rusisë.

Ai theksoi se dërgesa e armëve do të mundësojë “goditje të caqeve të caktuara në fushëbetejë në Ukrainë”, transmeton Telegrafi.


Deri më tani Shtetet e Bashkuara kanë hezituar të dërgojnë armë të fuqishme në Ukrainë, nga frika se ato mund të përdoren për të goditur caqe brenda territorit të Rusisë.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, ka thënë se armët e reja përfshijnë sistemin raketor M142 Hight Mobility Artillery (HIMARS), që me precizitet mund të lansojë shumë raketa mbi caqet që janë në një distancë prej 70 kilometrave.

2

Biden është deklaruar lidhur me këtë në një artikull në New York Times, ku tha se qëllimi i SHBA-ve është ta shoh “një Ukrainë, demokratike të pavarur dhe sovrane”.

“Ne nuk kërkojmë luftë mes NATO-s dhe Rusisë. Pavarësisht sesa nuk pajtohem me Putinin, konsideroj se veprimet e tij janë të papritura, kurse Shtetet e Bashkuara nuk do të tentojnë ta rrëzojnë nga Moska”, shtoi Biden.

Kujtojmë që dy muaj më parë, në Varshavë presidenti amerikan tha se Putin nuk duhet të qëndrojë në pushtet.

3

“Derisa Shtetet e Bashkuara apo aleatët e saj nuk sulmohen, nuk do të përfshihemi direk në këtë konflikt, qoftë me dërgimin e trupave amerikane që do të luftonin në Ukrainë apo të sulmonin forcat ruse”, pati thënë i pari i Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/