Biden dhe Putin do të zhvillojnë përsëri bisedime

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të zhvillojë bisedime me homologun e tij rus, Vladimir Putin për herë të dytë këtë muaj, në një përpjekje për të ulur tensionet rreth Ukrainës.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, dy liderët do të flasin me telefon të enjten.
Ata pritet të zhvillojnë bisedimet e ardhshme të sigurisë midis vendeve dhe situatën në Evropë, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Rusia, e cila ka zbarkuar forca në kufirin me Ukrainën, mohon planifikimin për të pushtuar vendin.
Vendi thotë se trupat e saj janë atje për stërvitje dhe se Rusia ka të drejtë të lëvizë lirshëm trupat në token e saj.
SHBA-ja u konsultua me krerët evropianë përpara thirrjes për të bashkërenduar një përgjigje të përbashkët për këtë çështje, tha një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/





















































