LAJMI I FUNDIT:

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” anëtarësohet në IFLA

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” anëtarësohet në IFLA

Task-Forca e themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për anëtarësim të Kosovës në Institucionet / Mekanizmat Ndërkombëtare të Kulturës në kuadër të punës së saj ka lobuar dhe asistuar në anëtarësimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave dhe Institucioneve Bibliotekare (IFLA).

“Anëtarësimi i BKK “Pjetër Bogdani” në IFLA vlerësohet të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse përpos që është edhe një bashkëngjitje në rrjetin ndërkombëtar të institucioneve bibliotekare, ai mundëson përfaqësimin e institucionit kryesor bibliotekar të vendit në këtë mekanizëm ndërkombëtar, shkëmbimin dhe marrjen e përvojave të bibliotekave të shteteve tjera dhe shumë përfitime tjera.

Vlen të ceket se, themelimi i Task-Forcës është propozim i MKRS-së të cilën Qeveria e ka miratuar më 1 qershor të këtij viti dhe përbëhet nga përfaqësuesite:Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit – kryesues;Presidencës; Kryeministrisë; Komisionit për punë të jashtme të Parlamentit të Republikës të Kosovës;Ministrisë të Punëve të Jashtme;Ministrisë së Integrimeve;Ekspertë sipas nevojës; dhe Përfaqësues të shoqërisë civile”, thuhet në njoftimin për media.


Ndërkaq, IFLA, e themeluar në Edinburg me 30 shtator 1927, ka selinë në Hagë të Holandës dhe njëherësh është organi kryesor ndërkombëtar që përfaqëson interesat e bibliotekave dhe shërbimeve të informatave ashtu sikurse të përdoruesve të tyre. Është zëri globaldhe më me prestigjioz i profesionit të bibliotekës./Telegrafi/