Site icon Telegrafi

Bibla më e vjetër hebraike në botë, pritet që të shitet për 50 milionë dollarë

Bibla më e vjetër hebraike në botë është planifikuar të dalë në ankand në shtëpinë e njohur të ankandeve Sotheby’s në New Jork dhe pritet të arrijë një shifër deri në 50 milionë dollarë.

Në fakt, kjo shifër e lartë mund ta bëjë atë dokumentin më të vlefshëm historik të shitur ndonjëherë në ankand.

Përpara shitjes, Bibla, e njohur si “Codex Sassoon”, u ekspozua për publikun në Izrael, raporton Daily Sabah, transmeton Telegrafi.

Libri që daton 1,100 vjet më parë, konsiderohet si Bibla më e vjetër dhe më e plotë hebraike. Aktualisht i mungojnë vetëm 12 faqe.

Bibla pritet të kalojë shifrën e një dorëshkrimi të Leonardo da Vinçit, i blerë nga Bill Gates për 30.8 milionë dollarë në vitin 1994, dhe shifrën e botimit të parë të Kushtetutës së SHBA e blerë nga Ken Griffin për 43.2 milionë dollarë në 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version