LAJMI I FUNDIT:

BFI Maqedoni: Vaksina antikovid nuk e prish agjërimin

BFI Maqedoni: Vaksina antikovid nuk e prish agjërimin

Bashkësia Fetare Islame (BFI) njofton se “Mexhlisi për Fetva pranë Rijasetit të BFI-së në RMV, duke shqyrtuar argumentet autentike islame dhe duke u konsultuar me fetvatë e qendrave dhe akademive shkencore islame, informon besimtarët mysliman se të gjitha vaksinat kundër Koronës, nuk e prishin agjërimin e agjëruesit edhe nëse merret gjatë ditës së agjërimit të Ramazanit”.

“Marrë parasysh faktin se edhe këtë vit besimtarët mysliman do të fillojnë agjërimin e Muajit të Ramazanit nën hijen e pandemisë Kovid-19, dhe me përpjekjen e autoriteteve kompetente për stimulimin e imunitetit kolektiv përmes vaksinimit, meqenëse këto vaksina nuk depërtojnë në organizmin e njeriut përmes rrugëve natyrore të konsumimin të ushqimit dhe pijeve por depërtojnë përmes gjilpërës dijetarët mysliman duke u mbështetur në argumentet autentike konstatuan se vaksinimi kundër Koronës nuk e prish agjërimin. Kjo përforcohet gjithashtu nga fakti se vaksina nuk ka as trajtim ushqyes e as vitaminoz, nuk arrin as në fytin e as në lukthin e njeriut, prandaj edhe nuk e prishë agjërimin”, thonë nga BFI.

“Me qenëse këto vaksina nuk depërtojnë në organizmin e njeriut përmes rrugëve natyrore të konsumimin të ushqimit dhe pijeve por depërtojnë përmes gjilpërës dijetarët islamë duke u mbështetur në argumentet autentike konstatuan se vaksinimi kundër Koronës nuk e prishë agjërimin. Kjo përforcohet gjithashtu nga fakti se vaksina nuk ka as trajtim ushqyes e as vitaminoz, nuk arrin as në fytin e as në lukthin e njeriut, prandaj edhe nuk e prishë agjërimin”


BFI sqaron se nëse besimtarit mysliman gjatë agjërimit i paraqiten komplikime apo efekte anësore për shkak të vaksinimit apo për ndonjë shkak tjetër, atëherë është i detyruar të veprojë sipas udhëzimeve të mjekëve, e nëse prishet agjërimi me përdorimin e ndonjë medikamenti tjetër, atëherë këtë ditë të agjërimit e kompenson me një ditë tjetër pas Ramazanit.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori