Në edicionin jubilar të 60 të American Music Grammy Awards do të performojë Lady Gaga, Miley Cyrus, e cila do të këndojnë një duet me Elton Johnin, ndërsa do të shfaqet edhe Bruno Mars, U2, Pink, Kendrick Lamar dhe Kesha.

Sa për nominimet, rekorder është Jay-Z, i cili mori tetë për albumin "4:44". Pas reperit amerikan është Kendrik Lamarit me shtatë për "DAMN" ndërsa Bruno Mars me gjashtë për "Magic 24K".


150804085651 beyonce and jay z exlarge 169

Por, shtrohet pyetja kush janë rekorderët tjerë të kësaj ngjarje?

Nominime më së shumti në histori ka Beyonce, e cila deri më tani ka pasur 62 sosh. Ajo ka fituar 22 Grammy, e cila e vendos atë në vendin e dytë si artistja më e suksesshme në kategorinë e femrave.

Në vendin e parë është këngëtarja e "country" dhe "bluesgrass" muzikës Alison Krauss, e cila 27 herë fitoi. Të parin në vitin 1990, në saje të këngës " I've Got That Old Feeling" dhe të fundit më 2012 me këngën "Paper Airplane".

Beyonce dhe Adele ndanë rekordin për çmimet e fituara në një natë - secila ka fituar gjashtë në një kohë.

dira

Por, më shumti trofe të kësaj ngjarje i ka fituar dirigjenti hungarez, Georg Solti. Ai i fitoi që në fillim të viteve të 31 të shekullit të kaluar.

Solti është maestro i Orkestrës Simfonike të Chicagos, drejtor muzikor i "Opera House" në Covent Garden, dirigjent kryesor i Orkestrës së Parisit, regjisor i festivalit të Pashkëve në Salzburg dhe dirigjenti kryesor i Filarmonisë Londrës.

Solti vdiq në vitin 1997 dhe atë vit mori Grammyn e fundit për regjistrimin më të mirë të operës "Wagner: Die Meistersinger von Nurnberg".

Një numër të madh të Grammy Awards mori edhe Quincy Jones, i cili ka fituar 27 çmime në më shumë se 10 kategori të ndryshme, kompozitori francez Pierre Boulez me 26, Stevie Wonder me 25 Grammys, dhe John Williams me 23 çmime. /Telegrafi/