Betisi e mposht Romën me përmbysje në Olimpico

Roma ka pësuar humbje prej 2-1 nga Real Betisi në Stadio Olimpico, edhe pse ishte skuadra e parë që realizoi.
Të parët shënuan vendasit me anë të Paulo Dybalas, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë (34’).
Megjithatë, mysafirët u kujdesën që të shkonin në pushim me shifra identike kur Guido Rodriguez i barazoi shifrat (40’).

Në gjysmën e dytë, vizitorët e përmbysën rezultatin me golin e bukur me kokë nga Luiz Henrique (88’), i cili u asistua nga Rodri.
Kjo ishte fitorja e tretë e Real Betisit që është lider në Grupin C me nëntë pikë, derisa për Romën ishte humbja e dytë dhe mbetet në kuotën e tri pikëve. /Telegrafi/
https://twitter.com/RoyNemer/status/1578117732444393472
https://twitter.com/RoyNemer/status/1578117462381543429


















































