Agresioni rus mbi Ukrainën ka bërë që shumë çmime të produkteve ushqimore të rriten. Mes tyre edhe ai i miellit e rrjedhimisht edhe i bukës. Punimi i tokës është lënë anash në Kosovë për shumë vite. E kjo për shumë arsye.
Rritja edhe e çmimit të derivateve të naftës dhe tregu jo i sigurt, ka bërë që fermerët të mos jenë shumë entuziastë të merren me bujqësi.
Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, tha se sigurimi i i ushqimit është një temë që po e preokupon tërë globin, madje edhe liderët e superfuqive botërore, prandaj edhe ne, si Kosovë, nuk kemi si mos të jemi të prekur karshi rritjes së çmimeve në tregun botëror.
Sipas tij, krahas kësaj nevoje janë bërë edhe angazhimet institucionale dhe ato të bizneseve dhe fermerëve, për të zgjeruar kapacitetet për të siguruar bukën.
“Në kuadër të angazhimeve tona, si Ministri edhe si Qeveri, kemi tentuar të japim maksimumin, brenda mundësive dhe kapaciteteve buxhetore, që të rrisim nivelin e subvencioneve”, tha ai në RTK.
Ministri Peci foli edhe për shakatarët e krizës globale, si ajo e pandemisë, nga Covid-19, ashtu edhe luftën në Ukrainë pas agresionit rus atje, që ndikuan në shkëputjen e prodhimit, por edhe transportit.
“Kemi rritur përkrahjen në bujqësi, në rritjen e sipërfaqeve, kemi rritur përkrahjen për subvencionimin e mbjelljes së grurit me 474 euro për hektar, apo 216 për qind më shumë se vitin e kaluar, kemi rritur subvencionin për dëmet për disa kultura bujqësore…Kemi një rritje të sipërfaqes me 15 për qind të drithërave të bardha, kjo për shkak të krizës, pas pandemisë e agresionit rus në Ukrainë”, tha ai.
Ministri Peci foli edhe për parashikimet rreth rendimenteve të grurit që priten këtë vit.
“Fillimisht janë pritur rendimente më të larta, por më vonë disa të reshura kanë ulur këto parashikime. Rendimentet priten të jenë nga 4.000 deri në 4.500 kilogramë, për një hektar”, tha ministri.
Nevojat e tregut në Kosovë, sipas ministrit Peci, do të përmbushën rreth 73 për qind, kjo edhe sipas vlerësimeve të ekspertëve. Nevojat e Kosovës janë për rreth 400 mijë ton grurë, kurse Kosova pritet të siguroi mbi 260 mijë ton grurë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave
“PASAPORTA MEET & GREET” me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Një përkushtim i ri – Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri