Këngëtarja e njohur, Rosalia, ka bëjë bujë të madhe në industrinë muzikore përmes këngës “Relacion”.

Derisa projekti muzikor po dëgjohet anembanë botës dhe ka thyer rekorde shikueshmëria, artistë shqiptar kanë filluar të bëjnë ripërpunimin e saj.


Kështu, Besnik Qaka i grupit NRG Band, në një postim në rrjetin social Instagram ka ndarë disa sekuenca nga ky ‘remix’.

Me instrumentalin e njëjtë, ai ka vendosur që ta kthejë në tekst shqip, e cila menjëherë ka filluar të pëlqehet.

Për ripërpunimin e këtij mega hiti është përkujdesur producenti i njohur, Nurteel, kurse tekstin e ka shkruar vetë artisti.

Qaka ende nuk ka dhënë ndonjë datë të lansimit të projektit, teksa fansat mezi po e presin të lansohet në platformat digjitale. /Telegrafi/