Për shkak të pandemisë COVID-19, xhamitë në Kosovë tash e një kohë janë mbyllur. Por, hapjen e tyre janë duke e kërkuar besimtarët myslimanë, të cilët tashmë kanë nisur edhe një peticion.

Ndërsa, sot në orën 16:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, një grup besimtarësh myslimanë kanë organizuar faljen e namazit të Ikindisë duke respektuar distancën sociale, transmeton Telegrafi.


99151577 853931951769348 8774206878184898560 n 1

Ndryshe, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në një konferencë nga Bashkësia Islame e Kosovës, ka thënë se tani për tani nuk ka kushte për hapjen e xhamive.

“Nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive në Kosovë. Kështu janë mendimet e ekspertëve të kësaj fushe. Unë nuk e njoh këtë sëmundje, por këta kolegët këtu që kanë punuar natë e ditë për ne, do të japin mendimin e tyre për këtë. Ne do të shohim për mundesinë e parë për t’i hapur shtëpitë e Zotit”, tha Tërnava.

98319582 638934193328655 6980840904328216576 n 1

Kurse, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka thënë se mbyllja e xhamive ka qenë falënderimi më i madh që besimtarët kanë mundur t’i bëjnë për mjekët në këtë kohë. /Telegrafi/