Besimi: Fletobligacioni i qytetarëve është ndër produktet financiare më të favorshme dhe investim pa rrezik

Arsyeja e parë që qytetarët të investojnë në fletobligacione të qytetarëve është norma e favorshme e interesit, arsyeja e dytë është siguria e investimit. Por gjithashtu, me fletobligacionin e qytetarëve zgjerohet portofoli i investimeve përmes tregut zhvillimor të kapitalit, që është arsyeja e tretë e investimit, lufta kundër ekonomisë gri – që është arsyeja e katërt dhe arsyeja e pestë, respektivisht investimi për një të nesërme më të mirë, në rritje dhe zhvillim ekonomik, të cilën e nënvizon ministri i Financave, Fatmir Besimi, në kolumnën e tij të fundit. Me interes kuponi prej 5% dhe afatizim dyvjeçar, fletobligacioni i qytetarëve është aktualisht një nga letrat me vlerë më të favorshme në treg, me një fitim për dy vite prej 10% të shumës së investuar. Letrat shtetërore me vlerë janë gjithashtu instrumenti më i sigurt i investimit, sepse shteti qëndron pas tyre si emetues dhe garanton sigurinë e tyre dhe sigurinë e rendimentit.
“Fletobligacioni i qytetarëve ka interes kuponi, që do të thotë se interesi i paguar nga shteti për poseduesin, paguhet disa herë, sipas afateve të përcaktuara në prospekt. Në rastin e fletobligacioneve të qytetarëve të ofruara në këtë ankand, interesi do t’i paguhet poseduesit në datat 20.07.2024 dhe 20.07.2025. Kjo do të thotë se nëse dikush investon tani 100.000 denarë, në datat e përcaktuara shteti do t’i paguajë interes prej 5.000 denarë, ose gjithsej do të ketë rendiment prej 10.000 denarëve për dy vjet, ose 10% të vlerës. Në përfundim të afatit të fletobligacionit, shteti kthen të gjithë shumën e investuar nga qytetari. Një fletobligacion ka vlerë prej 10.000 denarëve, që është investim minimal që mund të bëjnë qytetarët”, shkruan Besimi.
Tashmë edhe qytetarët do të mund t’i gëzojnë këto përfitime, me instrument të projektuar posaçërisht për ta. Fletobligacionet e qytetarëve ofrojnë siguri edhe nga një aspekt tjetër, që është mbrojtja e kursimeve të qytetarëve nga efektet e inflacionit.
“Procedura për të investuar në fletobligacionin e qytetarëve është jashtëzakonisht e thjeshtë. Qytetarët duhet të drejtohen në ndonjë nga bankat komerciale dhe të parashtrojnë kërkesë për pjesëmarrje në ankand, si dhe ta paguajnë vlerën monetare për të cilën duan të blejnë fletobligacione. Kërkesa duhet të dorëzohet në bankë, më së voni një ditë para ankandit. Pas përfundimit të ankandit, aplikuesit lidhin marrëveshje, me ç’rast fletobligacioni regjistrohet në emër të tyre dhe më pas, me maturimin e afateve, atyre u paguhet interesi”, shkruan ministri i Financave.
Ankandi i parë i fletobligacioneve të qytetarëve në vendin tonë do të mbahet më 13 korrik. Qytetarët do të mund të parashtrojnë kërkesat deri më 12 korrik. Gjithsej do të ofrohen fletobligacione në vlerë prej 600 milionë denarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia thotë se ka funksionalizuar sistemin e hallkave në të gjitha drejtoritë rajonale

Investimet e huaja direkte, BE kërkon legjislacion kontrollues të ri nga Shqipëria

Formimi i qeverisë së re, eurodeputeti austriak kërkon bashkëpunim ndërmjet partive politike

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit