Naxhi Berisha e ka mundësi që të depërtojë shumë shpejtë në arenën ndërkombëtare.

Talenti që luan te Prishtina është duke u kërkuar me ngulm nga Besiktasi.


Berisha po tregon formë të lartë te grupmoshat e reja të klubit nga kryeqyteti dhe kjo ka bërë që klubi nga Superliga e Turqisë të tentoi transferimin e tij, raporton Fanatik.

260101877 1996141637228663 8469471755288823010 n

Sipas mediumit turk, lojtari 17-vjeçar është shumë afër të mbyllë kalimit të Besiktasi, por që kërkohet edhe nga klube të Belgjikës e Holandës.

Berisha luan edhe për grupmoshat U-19 të Kosovës, e karriera e tij me një kalim jashtë vendit padyshim se do të shënonte rritje.

Tashmë thuhet se Prishtina dhe Besiktasi janë në bisedime dhe shumë shpejtë mund të ketë edhe zyrtarizim nga të dyja palët. /Telegrafi/

telegrafi sport app