LAJMI I FUNDIT:

Besa Ismaili: Shamia ishte pretekst për largimin e mësueses në Malishevë

Besa Ismaili: Shamia ishte pretekst për largimin e mësueses në Malishevë

Prindërit e nxënësve të shkollës fillore “ Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës kanë kërkuar largimin e arsimtares, Fatmire Bujupi pasi kjo e fundit mban shami.

Besa Ismaili, zëvendësdekane në Fakultetin e Studimeve Islame ka thënë se në këtë rast, nuk është çështja te shamia.

Ismaili në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se mësuesja në fjalë ka të drejtë të mbajë shaminë, pasi sipas saj, kjo është një e drejtë legjitime e saj.


“Po flasim për disa kushte që në ato zona një grua nuk i ka gëzuar sikur në zona nëpër qytete. Është e drejtë e saj, është e ligjshme, gjykatat e Kosovës e kanë konfirmuar. Gjithë diskursi ka qenë armiqësor dhe për të parë se ku ka arritur anarkia me vendime të gjykatave vajzat janë kthyer në shkollë”, tha Ismaili.

Ajo ka thënë se i vjen mirë që në këtë rast është marrë parasysh autoriteti i prindërve por sipas saj, duhet të merren parasysh edhe “rastet kur vajzat me shami janë përjashtuar nga shkollat”.

Ismaili ka thënë se në këtë mes ka edhe lidhje familjare që përfshihen.

“Nuk e kisha të vështirë të kuptoj se drejtoresha Bukurie Krasniqi ka pasur lidhje familjare me arsimtarin e mëhershëm që ka punuar në këtë pozitë. Kurse Fatmire Bujupi ka fakultetin e kryer dhe ka qenë më e mira për këtë pozitë. Autoriteti e ka zgjedhur në një proces transparent dhe ka fituar në bazë të njohurive jo në bazë të shamisë”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori