LAJMI I FUNDIT:

Besa e Pejës ankohet për ndarje të drejtësisë në ndeshjen ndaj Drenicës

Besa e Pejës ankohet për ndarje të drejtësisë në ndeshjen ndaj Drenicës

           FC Besa Peja përmes një reagimi zyrtar në rrjetin social Facebook është ankuar për ndarje të drejtësisë në takimin ndaj Drenicës.

Klubi pejan akuzoi direkt gjyqtarin Bardh Ajeti duke pretenduar se ai ndikoi drejtpërdrejtë në rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Tutje ata kërkuan nga organet kompetente që të merren masat e nevojshme për këtë rast pasi sipas tyre nuk është e drejtë duke marrë parasysh investimet që kanë bërë.


Kujtojmë se ndeshja mes Besës së Pejës dhe Drenicës ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

Reagimi i plotë i Besës së Pejës:

“Në emër të FC BESA PEJA, po e shfaqim pakënaqësinë dhe deshprimin e thellë për dëmtimin e pamerituar që ekipi jonë pësoi nga referimi skandaloz i referit kryesor Bardh Ajeti dhe ansorit Albion Qelaj në ndeshjen ndaj KF Drenicës”.

“Ky referim e ka ndiku rrjedhën e lojës dhe rezultatin, duke u bërë padrejtësi lojtarëve, stafit dhe tifozëve tonë që sot ishin në numër të madhë”.

“Si klub i ri, e kemi nisë këtë rrugëtim duke besu në drejtësinë dhe profesionalizmin e organeve të futbollit në Kosovë. Kur ne investojmë mund, kohë dhe përkushtim për me kriju një ekip të fortë e të ndershëme, kërkojmë që edhe organet e drejtësisë sportive me vepru drejt e pa asnji ndikim, me marrë masat e nevojshme ndaj këtyre rasteve që e dëmtojnë sportin”.

“Ftojmë organet përkatëse që me reagu sa ma shpejt, sepse klubet po investojnë shumë për me e ngrit futbollin në vendin tonë, dhe të gjitha klubet meritojnë nji trajtim të barabartë e të drejtë në çdo ndeshje”, thuhej në njoftimin e Besës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Sport vendor
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Chelsea përgatit 60 milionë euro për sulmuesin sensacion të Ligës Premier

Chelsea përgatit 60 milionë euro për sulmuesin sensacion të Ligës Premier

Premier League
Elvis Rexhbeçaj flet gjerë e gjatë për FIFA-n: Për Kosovën çdo gjë është e mundur

Elvis Rexhbeçaj flet gjerë e gjatë për FIFA-n: Për Kosovën çdo gjë është e mundur

Përfaqësuesja e Kosovës
MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

Sport vendor
Kalo në kategori