Standardet e jetesës në Ballkanin Perëndimor janë shumë prapa vendeve të BE-së. Të gjashtë vendet e WB-6 kanë një Produkt i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë i rregulluar me fuqinë blerëse (PPP) që është më pak se gjysma e mesatares së BE-së.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit “A mund të konvergjojë Ballkani Perëndimor drejt standardeve të jetesës në BE?” cilësoi se përmirësimi i qeverisjes në Shqipëri dhe Rajon mund të jetë një mjet efikas për të rritur mirëqenien dhe për të shtyrë para ritmet e konvergjencës për të arritur standardet e BE-së.
Sipas BERZH përmirësimi i cilësisë së qeverisjes mund të ndihmojë në ndryshimin e tendencave demografike sidomos në Shqipëri. Rajoni ka bërë hapa pas në standardet e qeverisjes vitet e fundit, duke zgjeruar hendekun me vendet homologe në BE dhe gjetkë.
BERZH vë ne dukje se, hendeku i PBB-së midis BB-6 dhe BE-ja është ngushtuar në dy dekadat e fundit, por ritmi i konvergjencës është ngadalësuar që nga kriza globale e viteve 2008-09. Sipas tendencave të fundit të rritjes, mund të kalojnë 70 vjet ose më shumë përpara se WB-6 të arrijë mirëqenien e shteteve të BE-së.
Prandaj, pyetja kryesore është: Çfarë mund të bëhet për të përshpejtuar normën e konvergjencës? Dhe ekspertët e BERZH mendojnë se Reformat mund të bëjnë ndryshim. Të gjithë janë dakord se duhet bërë më shumë për të bërë një ekonomi tregu më të qëndrueshme dhe më mirëfunksionale. Por cilat reforma ka të ngjarë të dëshmojnë më shumë efektive në përshpejtimin e konvergjencës? Konkretisht, konvergjenca mund të jetë përshpejtuar nga: qeverisja më e mirë, nxitja e lidhjeve ndërkufitare dhe nxitja e ekonomisë së gjelbër.
Zonat që kërkojnë vëmendje të veçantë përfshijnë joefektivitetin e përgjithshëm të institucioneve shtetërore, gjykatat, mungesa e mbrojtjes për të drejtat e pronësisë dhe pronës intelektuale, dhe niveli i lartë i korrupsionit.
BERZH evidenton se qeverisja e dobët nuk është vetëm pengesa kryesore për investitorët, por edhe dekurajim për popullsinë vendase, duke inkurajuar të rinjtë të emigrojnë (dhe dekurajojnë emigrantët nga kthimi). BERZH thotë përmirësimi i qeverisjes mund të adresojë deficitin e aftësive të rajonit, duke bindur njerëzit e talentuar të qëndrojnë ose të promovojë kthimin e të ikurve.
Hapja më e madhe ndaj tregtisë dhe investimeve do ta bëjë rajonin më konkurrues. Për tre dekadat e fundit përpjekjet e ekonomive të Ballkanit Perëndimor për t’u integruar më plotësisht në tregjet rajonale dhe globale janë penguar nga trashëgimia e dobët e cilësisë së infrastrukturës, barrierat për tregtinë përtej kufijve dhe mungesa e njohurive dhe sofistikimit që i ndalon ata të hyjnë në tregje më të pasura.
BERZH referon se, tërheqja e investitorëve të huaj mund të forcojë konkurrencën e rajonit dhe të sjellë mundësi të reja për rritje.
BERZH vërën se problemi themelor në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor është produktiviteti i ulët, që është akumuluar nga nën-investimet në ekonomi, institucionet e dobëta dhe së fundmi demografia e pafavorshme dhe një mjedis i vështirë biznesi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës