LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi: Nën drejtimin tim, Rusia iu bashkua NATO-s

Berlusconi: Nën drejtimin tim, Rusia iu bashkua NATO-s

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi deklaroi sot se nën drejtimin e tij, Rusia iu bashkua NATO-s më shumë se 15 vjet më parë.

Gjatë një vizite në Bruksel, Berlusconi e përshkroi veten si një “fëmijë që ka jetuar për 50 vjet nën presionin e Luftës së Ftohtë”.

“Ky fëmijë arriti ta bëjë Rusinë pjesë të NATO-s në vitin 2002 dhe se i  beson Evropës, si një e vërtetë absolutisht themelore në jetën tonë”, deklaroi ai.


Rusia nuk është anëtarësuar kurrë në NATO, një aleancë ushtarake e themeluar fillimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj perëndimorë për t’u mbrojtur nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Ajo që ndodhi në vitin 2002 është se Berlusconi drejtoi një samit pranë qytetit të Romës, në të cilin NATO dhe Rusia ranë dakord mbi një bashkëpunim të përhershëm të këshillit, që më vonë u pezullua për shkak të veprimeve ruse në Ukrainë.

Berlusconi ishte në një vizitë zyrtare në Bruksel për të zhvilluar një takim me politikanët e Bashkimit Evropian, duke përfshirë aleatin e tij Antonio Tajani, kreun e Parlamentit Evropian dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori