Një polemikë ka shpërthyer në Itali rreth një regjistrimi të zbuluar në të cilin ish-kryeministri dhe senatori i sapo zgjedhur Silvio Berlusconi pretendon se ka “rindezur” lidhjet me presidentin rus Vladimir Putin.
Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, audio thuhet se është marrë nga një takim në të cilin Berlusconi po fliste me parlamentarët e rinj të partisë së tij.
Ish-kryeministri kontrovers – i quajtur ‘il Cavaliere’ – aktualisht drejton partinë Forza Italia, e cila është pjesë e koalicionit të krahut të djathtë të udhëhequr nga Giorgia Meloni që doli fitues në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të vendit në 25 shtator.
“Ministrat rusë kanë thënë në disa raste se ne jemi në luftë me ta sepse po ofrojmë armë dhe fonde për Ukrainën”, thuhet se tha Berlusconi.
“Unë personalisht nuk mund të jap mendimin tim, sepse nëse i thuhet shtypit do të jetë një fatkeqësi, por jam shumë, shumë, shumë i shqetësuar. Unë i ‘rindeza’ paksa marrëdhëniet me presidentin Putin. E njihja si një person paqësor dhe të arsyeshëm”.
Regjistrimi audio më tej sugjeron se Putini – pushtimi i të cilit në Ukrainë dhe historia e të drejtave të njeriut e ka bërë atë një të pabesë mes liderëve evropianë – i ka dhuruar Berlusconit 20 shishe vodka për ditëlindjen e tij të 86-të më 29 shtator, së bashku me një “letër shumë të ëmbël”, të cilës ky i fundit ia ktheu duke i dërguar verë Lambrusco.
Berlusconi shtoi se Putin e konsideronte atë “të parin nga pesë miqtë e tij të vërtetë”.
Ekipi i Berlusconit i ka mohuar akuzat. Megjithatë, të dy liderët janë parë në një miqësi të përhapur gjerësisht, prej dekadash, me shkëmbime të ndryshme dhuratash.
Për shembull, në ditëlindjen e 65-të të Putinit në vitin 2017, ish-kryeministri italian i dërgoi Presidentit rus një mbulesë që përshkruan dy liderët duke shtrënguar duart.
Gjithashtu, shton Euronews, kohët e fundit, Berlusconi dha një intervistë televizive – ditë përpara zgjedhjeve të shtatorit – ku ai pretendoi se Putin ishte “shtyrë” për të pushtuar Ukrainën dhe donte të zëvendësonte presidentin Volodymyr Zelensky me “njerëz të mirë”.
Dhe regjistrimi i ri, i publikuar nga agjencia e lajmeve La Presse të hënën, ka tronditur bllokun e krahut të djathtë, i cili aktualisht është në proces të formimit të qeverisë.
Giorgia Meloni, e cila do të bëhet kryeministrja e re dhe e parë femër e Italisë, ka mbajtur një qëndrim pro NATO-s dhe fuqishëm kundër Putinit. Pas regjistrimit të zbuluar, ajo ka pohuar se qëndrimi i Italisë ndaj Rusisë nuk do të ndryshojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës