LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi: Herët apo vonë do ta blej Milanin përsëri

Berlusconi: Herët apo vonë do ta blej Milanin përsëri
Silvio Berlusconi (Getty Images)

Ish-presidenti legjendar i Milanit, Silvio Berlusconi ka shfaqur dëshirën në një tubim politik për ta blerë përsëri klubin e madh italian.

Biznesmeni, manjatin e mediave dhe ish-kryeministri i Italisë ishte drejtuesi i klubit Rossoner për plot 30 vjet derisa shiti atë tek kinezi Yonghong Li në një marrëveshje me vlerë prej 740 milionë eurosh.

Megjithatë, Milani nuk po mund të këndellet as nën drejtimin e pronarëve të ri, ku flitet sa kanë probleme financiare dhe kjo ka bërë që Berlusconi në një miting politik me partinë e tij Forza Italia në Udine këtë mbrëmje të fol rreth riblerjes së klubit.


Hetime mbi blerjen e Milanit
Lexo po ashtu Hetime mbi blerjen e Milanit

“Me mënyrën se si po shkojnë gjërat, unë do të përfundoj me blerjen e Milanit përsëri”, ka thënë fillimisht Berlusconi.

Milani ka fituar shumë trofe në epokën e Berlusconit (Getty Images)

Berluskoni gjithashtu shtoi se sondazhet i kishin thënë atij se shitja e klubit ishte një nga arsyet pse partia e tij Forza Italia “kundër të gjitha pritjeve ishte rënë në 14-14.5 për qind të votave” në zgjedhjet e fundit.

“Shumë më ndalën dhe më pyesnin përse e shita klubin dhe ata më fajësojnë mua për kushtet e skuadrës aktuale”.

Berlusconi: Shitja e Milanit e rregullt, u largova pasi vështirë të rivalizosh me sheikë
Lexo po ashtu Berlusconi: Shitja e Milanit e rregullt, u largova pasi vështirë të rivalizosh me sheikë

“Unë do të pranoj diçka. Nëse vazhdon kështu, nuk do ta mohoj se herët a vonë do të blej Milanin”, përfundoi presidenti legjendar.

Rossonerët do të përballen me kufizimet financiare të Fair Play-it dhe mbetet për t’u parë nëse Li do të jetë në gjendje t’i paguajë kreditë e tij tek Elliott Management. /Telegrafi/