Berlini i pakënaqur me Beogradin, s’po i përmbushë kushtet

Parlamentarët gjermanë kanë takuar kryeministrin, Ivica Dacic, zëvendëskryeministrin e parë, Aleksandar Vucic dhe zëvendëskryeministren për integrime evropiane, Suzana Grubjesic dhe me një numër përfaqësuesish të sektorit joqeveritar, transmeton RTK.
Sipas kësaj gazete është interesant se paraprakisht parlamentarët gjermanë kanë vizituar veriun e Kosovës gjë që ndodh për herë të parë qëkur praktikojnë këtë lloj vizitash.
Qëllimi i vizitës së parlamentarëve gjermanë është të verifikojnë se çka është përmbushur nga shtatori i vitit të kaluar, kur kishin publikuar shtatë kushtet për Serbinë.
Atëherë kishin shokuar opinionin e Serbisë me kushtin e shtatë, me të cilin kërkohet nga Serbia që me Kosovën të nënshkruajë një lloj traktati për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
Bundestagu në maj do të vendosë nëse Serbia e meriton datën, ndërsa paraprakisht parlamentarët gjermanë edhe një herë do të vizitojnë Beogradin së bashku me parlamentarët francezë. /Telegrafi/





















































