Valon Berisha është duke zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme përballë Borussia Dortmundit.

Ylli i Kosovës ka arritur të shënoj brenda pak minutave edhe golin e dytë personal ndaj gjigantit gjerman.


Fillimisht Berisha kishte shënuar në minutën e 49-të nga pika e bardhë.

Por shtatë minuta më vonë, Berisha pranoi një top të mirë në zonë nga Lainer dhe me një goditje fantastike mposhti Burkin për 0-2.

Festimi i Berishës ishte unik pasi djaloshi nga Kosova ra në sexhde duke festuar golin e dytë. /Telegrafi/

telegrafi sport app