LAJMI I FUNDIT:

Berisha hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me Alibeajn: Alibasha është një peng i Ramës

Berisha hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me Alibeajn: Alibasha është një peng i Ramës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha mbajti këtë të premte një konferencë me gazetarët, ku foli në lidhje me situatën në Partinë Demokratike në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Berisha në fjalën e tij u shpreh qartazi se nuk do të ketë asnjë lloj negociate me Enkelejd Alibeajn dhe Lulzim Bashën. Sipas Berishës, nuk mund të negociohet me persona të cilat janë pengje të dikujt tjetër.

“Alibasha është një peng i Ramës dhe duhet ta ketë të qartë çdo njeri që me pengjet nuk negociohet kurrë. Po të jetë për të negociuar, logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin, por kjo nuk do ndodhë kurrë ndonjëherë”, tha Berisha.


“Ata që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës, mund të bëjnë Pazar me ne, dëshmojnë turpin e tyre. Ndaj Brava dhe Alibasha janë dy pengje me të cilët nuk mund të ketë asnjë lloj negociate”, shtoi Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori